KreuHoroskop

Horoskopi ditor, e shtunë 24 tetor 2020

Horoskopi ditor, e shtunë 24 tetor 2020

Dashi

Mendoni mirë dhe gjatë para se të refuzoni ose pranoni një ofertë që sapo ju është
paraqitur. Pyeteni veten: Nëse kjo është një ofertë e mirë, përse nuk e mbajnë për vete?

Demi

Keni goxha energji rezervë për momentin, por kjo nuk do të thotë që duhet ta shtyni veten drejt ekstremeve. Bëni pak durim të paktën deri në fundjavë.

Binjakët

Dëshironi të bëni diçka që i ndihmon njerëzit e tjerë, por kjo nuk duhet t’ju kushtojë ju. Ndodhitë e 24 orëve të ardhshme do ju kujtojnë se bamirësia fillon në shtëpi.

Gaforrja

Një përpjekje e juaja krijuese ka arritur në fazën kritike dhe drejtimi që do të merrni në ditët e ardhshme do të tregojë nëse do arrini të bëni kapërcimin e madh. Angazhojuni plotësisht të bëheni një yll.

Luani

Jeni ai lloj njeriu që nxiton për arritje dhe suksese, por planetet ju këshillojnë të
veproni kujdesshëm. Kjo nuk është një kohë e mirë për veprime spontane. Fokusohuni në ambicien tuaj kryesore.

Virgjëresha

Mos e forconi veten të merrni pjesë në aktivitetet e të tjerëve vetëm se ata e presin
diçka të tillë nga ju. Jepini kohë mendjes të vendosë e qetë mbi ato çështje që kanë më shumë rëndësi për ju.

Peshorja

Lajmi që do të merrni këtë javë nuk duhet të shihet as si i mirë dhe as si i keq. Në
skemën e madhe të gjërave gjithçka ndodh për një arsye, kështu që kini besim që universi do ju udhëheqë në drejtimin e duhur.

Akrepi

Tani që Dielli ka lëvizur drejt shenjës suaj, keni tendencën të lëvizni me shpejtësi
maksimale në të gjithë drejtimet. Ky do të ishte një gabim i madh. Rruga e mesme dhe të qenit i moderuar është thelbësore në gjithçka.

Shigjetari

Dielli është në pjesën më të ndjeshme të shenjës suaj dhe kjo jua bën më të lehtë të keni frikë nga më e keqja. Nga eksperienca e gjatë duhet ta keni kuptuar se më e keqja ndodh shumë rrallë. Jini pozitivë.

Bricjapi

Nesër duhet të zgjidhni mes një projekti që ka shumë rëndësi personale për ju dhe një tjetri që ka rëndësi më shumë për njerëzit që varen nga ju. Mbani parasysh që edhe dëshirat tuaja kanë rëndësi.

Ujori

Bari gjithmonë duket më i gjelbër në nën tjetër të gardhit por kjo nuk është një ftesë, të paktën për momentin. Ajo që do të ndodhë nesër do ju kujtojë sa me fat jeni aty ku jeni në këtë moment.

Peshqit

Mund të keni arsye të qenësishme të jeni dyshues lidhur me motivet e dikujt, por kjo s’duhet t’ju ndalojë të ecni përpara në punë. Fakti që ata nuk duan t’ju rrëfehen, nuk do të thotë se janë të errët. Jo të gjithë dëshirojnë të ndajnë mendimet.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF