Shkencëtarët bëjnë parashikimin “ogurzi”: ja c`ndodh pas koronavirusit!

Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar tashmë viktima, frikë dhe dëme të mëdha ekonomike. Por ndërsa këto janë disa prej pasojave më të dukshme të saj, ka dhe një tjetër anë që shihet më pak, edhe pse është aty: dëmet psikologjike. Një numër i madh ekspertësh kanë paralajmëruar mbi ndikimin afatgjatë të koronavirusitnë këtë drejtim. Ata thonë se një prej gjërave që do të shohim në vijim do të jetë rënia e ndjeshme e lindshmërisë. Njerëzit do të rrinë shumë gjatë tani pa martuar dhe pa dëshirën për t`u bërë prindër, thonë studiues në SHBA, të cilët kanë rishikuar mbi 90 hulumtime në përpjekje për të parashikuar ndikimet mbi sjelljen në shoqëri dhe normat gjinore, madje edhe të personave që nuk janë infektuar.

Pritshmëria është që shtatzënitë e planifikuara të reduktohen në përgjigje të krizës globale shëndetësore dhe njerëzit në përgjithësi të preferojnë beqarinë. Rënia e nivelit të lindjeve do të ketë ndikim të fortë në shoqëri dhe ekonomi, shprehen ata, duke prekur mundësitë e punësimit dhe kujdesin për moshat e treta.

easy dinner ideas
Previous Article