KreuFashion

‘Frymëmarrja e Hënës’; 7 teknika Japoneze që ndihmojnë për një gjumë më të mirë

Me një rritje të numrit të individëve me ç’rregullime të gjumit , më shumë nga ne po hasim probleme me të fjeturin. Gjatë karantinës , një studim zbuloi se në përgjithësi shqetësimi i humbjes së gjumit u rrit nga 15.7% në 24.7% në pjesëmarrësit e studimit.

Ne vetë kemi numëruar delet, kemi parë tavanin duke ndjerë erën e levandos dhe prapë nuk na ka zënë gjumi. Për fatin tonë të mirë ekziston një teknikë e lashtë frymëmarrje që mund të jetë zgjidhja e gjumit që të gjithë kemi kërkuar.

Ju prezantojmë ‘frymëmarrjen e hënës’ , që vjen nga koncepti Japonez i Kaizen, që do të thotë ‘ndrysho për më mirë’ , dhe fokusohet në përmirësimin e çdo fushe të jetës tënde, kryesisht në ndryshimin e veseve afatgjata.

Këtu kemi një ushtrim që mund ta bësh kudo:

1. Ulu drejt ose shtriu , si të ndihesh më rehat

2. Mbylli sytë dhe qetësoi qepallat e syve. Imagjino sikur sytë po të shikojnë një pishine me ujë të freskët.

3. Mbyll flegrën e djathtë të hundës me gishtin e madh të dorës së djathtë.

4. Vendos gishtin tregues dhe gishtin e mesit të dorës së djathtë lirshëm mbi pëllëmbë dhe vendos drejt gishtin e katërt dhe të pestë.

5. Merr frymë nëpërmjet flegrës së majtë dhe më pas mbylle me gishtin e katërt të dorës së djathtë, ndërkohë që e heq gishtin nga flegra e majtë e hundës dhe nxjerr frymën me flegrën e djathtë.

6. Rregullo frymëmarrjen dhe vazhdo ta përsërisësh këtë veprim për disa minuta derisa frymëmarrja të ngadalësohet dhe të ndihesh më i relaksuar

7. Duke shpresuar se truri do të ndihet më pak i ngarkuar dhe do të kesh mundësine të biesh në gjumë.

Burimi: Glamour

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF