Një koleksion prej 10 hijesh elektrizuese të inspiruara nga natyra po ashtu si 5 “klasike themelore” të cilat i japin një ndryshim neutraleve. Ndërkohë që mendohen si tendenca për modën , këto ngjyra të pastra , dhe të guximshme janë perfekte për dekorin e shtëpisë gjithashtu.
Koleksioni i Pantone përfshin edhe tonet dramatike edhe ato të lehta të jeshiles dhe blu-së. Një blu e lehtë në gri të jep ndjesinë e ngjyrës së qiellit në një ditë të bukur ndërkohë që Bluja Franceze është një e kundërt edhe më e bukur. Paleta e jeshileve të quajtura Jeshile e Hirtë dhe Mente, janë të freskëta ,tone të marra direkt nga natyra. Kombinimi i disa elementeve të celëta me këto ngjyra dramatike sigurojnë një impakt të madh. Provo një kolltuk jeshil emerald të kadiftë ose një mur me teksturë të mbuluar në një letër muri blu brilante.
Në anën e kundërt të paletës rrumbullake të ngjyrave , e verdha dhe portokallia i japin bardhësi dhe energji paletës së Pantone. Ndricuese, e verdhë optimiste dhe një Marigold me tone të verdhës dhe portokallisë , janë ideale për t’i dhënë një spërkatje ngjyre një arti të vogël në mur, korniza dritareje, ose disa theksime në mobilje të ndryshme. Për të testuar bukurinë e tyre provo t’i kombinosh me një ndryshk në të kuqe , një përzierë e ngjyrave të tokës qe do të jenë në modë për të gjithë vitin.
Pranvera sjell celje të bukura në të gjithë tonet e lejlasë dhe rozës , dhe të gjitha këto tone lulishteje i japin një theks të mrekullueshëm interiorit të shtëpisë. Provo Shërbet Mjedre , një ngjyrë magenta e gjallë , ose një ngjyrë të ngrohtë violete të quajtur Orkid Ametiste në aksesorë si jastikë dekori dhe mbulesa të cilat i japin menjëherë personalitet shtratit apo kolltukut tuaj. Më pak intensive por jo më pak surprizuese , Koral i Djegur krijon një ndjesi të ngrohtë dhe të afrueshme kur përdoret në mure ose në një tapet të madh.
Trendet e ngjyrave ndryshojnë përgjatë vitit , por neutralet qëndrojnë gjithnjë në modë. Pantone selektoi tone të grisë , bezhës dhe një jeshile ulliri organike të quajtur illo për të krijuar një skemë ngjyrash të pavdekshme për shtëpinë tënde. Një e bardhë e mbyllur si Kremgjalpi dhe një ngjyrë kafe e hapur punojnë sëbashku për të krijuar një hapsirë qetësuese ose një ambjent të ngohtë në hyrje. Lyeje derën kryesore në një ngjyrë blu me nuanca të të zezës për një efekt dramatik ose shko pak më celët me një gri të mbyllur për një kontrast sa më të madh.
Burimi: Better Homes & Gardens



















