KreuStil Jetese

Si t’i vishni çizmet e sheshta e të dukeni me të gjata!

Quajini magjike, ose një super gjetje e modës ama ka disa truke e hile që mund të përdorni për t’u dukur me këmbë më të gjata pavarësisht se keni veshur çizme të sheshta. Shumë vajza ‘petite’ mund të mos ndihen rehat me të sheshta por nëpërmjet disa mënyrave ato mund të jenë shumë më rehat me këmbët e tyre pa pasur nevojë për taka.

1- Kombinoni çizmet me veshjen e sipërme për të pasur një efekt zgjatues

Çizmet deri te kyçi i këmbës kanë tendencën t’ju tregojë më të shkurtra ndaj për këtë ju hyn në punë kombinimi me veshjen. Ajo që mund të bëni është të qëndroni te të njëjtat ngjyra p.sh: nëse vishni çizme të zeza sgurohuni që edhe vesha, xhupi të jenë po të zeza. E njëjta gjë vlen edhe për veshjen me ngjyrë nude që është mirë të kombinohen me çizme të së njëjtës ngjyrë.

2- Luani me shollën dhe takën e këpucëve të sheshta


Ju mund të jeni duke veshur çizme të sheshta ama ato nuk kanë pse të jenë njësh me tokën. Zgjidhni këpucë me platformë të lartë ose takë të plotë. Mund të kombinoni kambalet me lidhëse me një palë xhinse me bel të lartë e kjo do të krijoi iluzionin e këmbëve të gjata.

3- Zgjidhni çizmet me majë

Nëse jeni te përmasat ‘petite’, këpucët me majë të rrumbullaktë nuk janë ato që ju bëjnë të dukeni më mirë. në vend të tyre zgjidhni çizmet me majë të cilat i bëjnë këmbët të duken më të gjata.

4- Kombinoni çizmet e sheshta me palltot ose fustanet e gjata


Efekti i këmbëve të shkurtra që ta japin çizmet mudn të thyhet me linjat e veshjes. Bëni mirë të zgjidhni pallto apo fustane të gjata për të dhënë idenë e gjatësisë

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF