Ekspertët i përgjigjen një herë e mirë pyetjes: a duhet t`i dezinfektojmë apo jo ushqimet e blera!

Studimet vazhdojnë të tregojnë se koronavirusi mund të pikaset ende në sipërfaqe të kontaminuara edhe pas disa ditësh e ndoshta edhe javësh, kërkuesit së fundi kanë rënë dakort për dicka: virusi, sipas tyre, rrallëherë transmetohet nga kontakti me sipërfaqë të ndotura dhe është mirë të mos merren masa ekstreme si dezinfektimi i ushqimeve.

“ Për aq sa di unë, njerëzit e shkencës dhe epidemiologë si puna ime, në jetën reale nuk shqetësohen shumë për këto gjëra  dhe vetë nuk i bëjnë”, shprehet David Morens, këshilltar në Institutin Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, i cituar nga Washington Post.

Morens sqaron se kontaminimi i gjatë nga virusi  që thuhet  si në rastin e inoksit se mund të qëndrojë aty 28 ditë, është vënë re në kushte laboratorike, ndërsa në jetën reale ajri, dielli dhe nxehtësia e dobësojnë atë.

easy dinner ideas
Previous Article