KreuCelebrity

Humbi të motrën, aktori i famshëm i shkatërruar nga dhimbja!

Jamie Foxx humb njeriun e dashur. Bëhet fjalë për të motrën 36 vjeçare, e cila vuante nga sindroma down. “Zemra ime është bërë copë, ndarë në miliona copa”: kështu ka shkruar Foxx, në një rrjet social ndërsa njoftonte ndarjen nga jeta të motrës më të vogël DeOndra Dixon. Aktori ka publikuar një sërë fotosh ku gjendej në prani të motrës, duke shtuar se ajo do të mbetet gjithmonë e gjallë me të.

DeOndra ishte përzgjedhur si ambasadore e Fondacionit Botëror të Sindromës Doën në 2011. Që kur ishte në klasën e gjashtë, gjithmonë e mbështetur nga familja, nisi të merrte pjesë në olimpiadatat për personat me aftësi të kufizuara, për nëntë vite rresht. Pasi mbaroi liceun në Texas u zhvendos në Kaliforni ku jetonte më vëllain e famshëm dhe pjesën tjetër të familjes.

Në ëebin e fondacionit, DeOndra kishte shkruar se ajo kishte lindur për të vallëzuar.“Dua të bëhen një balerinë profesioniste. Vëllai im më dha mundësinë për të bërë gjera speciale.  Vallëzova në videon e tij, “Blaim it”. Vallëzova në disa skena të ndryshme në të gjitha korcertet e tij. Dhe e dini më të bukurën? Unë kam vallëzuar në ceremoninë e çmimeve Gramy-i”. Një varg i madh mesazhesh ngushëllimi i kanë ardhur aktorit në përgjigje të postit të shkruar. “Ajo që kam kuptuar nga njerëzit me nevoja speciale është se janë njerëz që të japin dashuri dhe kjo pa filtra”, eshtë shprehur aktori.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF