20 ditë luftë me virusin bashkë me të shoqen; Agron Llakaj rrëfen si ia dolën!!
Për 20 ditë me radhë kanë luftuar me koronavirusin e ri e mjaft të rrezikshëm, Agron Llakaj dhe e shoqja e tij, Konstandina. Aktori i humorit e përcolli vetë lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku tregonte se sa rëndësishme kishte qenë vëmendja e jashtëzakonshme dhe kujdesi që tregoi ndaj tyre e bija, Alkida.
A post shared by Agron Llakaj (@agronllakajofficial) on
“Te dashur miq! Me ne fund, pas nje beteje relativisht te moderuar me Covid 19, pas rreth 20 ditesh, ime shoqe Kostandina dhe une morem pergjigjen ‘negativ’ te tamponit. Ne ja dolem, me qetesi dhe pa panik… ne mbeshtetje te njeri tjetrit por me kujdesin absolut dhe te vajzes tone Alkida, qe nuk mori parasysh rriskun per vete por na sherbeu deri ne momentin e kapercimit te situates. ‘Kush ka vajza, boten ka’ thote kenga”, ka shkruar Agron Llakaj, që tregon se gjithashtu se tani po pret me padurim t`i rikthehet “Al Pazar-it” dhe “ Fake Off “.