KreuCelebrity

Khloe Kardashian, e prekur nga Covid 19!

Khloe Kardashian është prekur nga koronavirusi përpara disa kohësh, por këtë familja e famshme e tregoi vetëm tani. Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, e pohon këtë vetë në filmimet e transmetuara së fundi.

“Zbulova se kam koronavirus. Kam qëndruar në dhomën time. Do të jem mirë, por për disa ditë kam qenë shumë keq. Më lejoni t’ju them se kjo gjë është e vërtetë. Por të gjithë do e kalojmë. Zoti ju bekoftë të gjithëve!”, thotë Khloe në video. Të afërmit e saj dukeshin mjaft të shqetësuar teksa zbulohet se ajo kishte pasur ethe, dhimbje koke, kollë e të vjella. E ëma Kris rrëfente se nuk kishte lënë mjek pa marrë në telefon, por në fund, gjithcka shkoi mirë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF