Avni Mula, kompozitori i njohur shqiptar, babai i sopranos së famshme, Inva Mula, është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare. Lajmin e hidhur e përcolli vetë Inva në rrjetet sociale. “Gjigandi jonë fluturoi në Valsin e Perjetësisë! Për një përshëndetje me dorë në zemër, homazhet kryen nesër, 30 tetor, ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve, Tiranë. Avni Mula 04.01.1928 – 29.10.2020”, ka shkruar ajo.
Avni Mula lindi në Gjakovë në 4 janar të 1928, në një familje ku ishte i shtati fëmijë, më i vogli mes tre djemve dhe vajzave në atë familje. Studimet e larta muzikore i kreu në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës (1952-1957), ku u diplomua si këngëtar lirik, bariton.
Gjatë studimeve ai u njoh dhe u martua me sopranon ruse Nina Mula me të cilën kaloi një jetë të mrekullueshme.
Në familjen e tij, të gjithë ishin artistë: Nina, Inva dhe vajza tjetër, Adelina Mula, pianiste. Mjaft personazhe të njohur nxituan të shkruanin në profilet e tyre për humbjen e madhe, por mjaft prekës ishte në vecanti postimi I Ardit Gjebreas. Tashmë u bashkuan në qiell! Dhe unë kthehem në fëmijëri, kur muzika e Tij më dha emocionet e para: “Kur këndoj për ty moj nënë”,I ëmbël zëri i gjyshes”,Për çdo vit në maj”..sa shumë kujtime Avni Mula – paqe për Ty! Ngushëllime Inva Mula”, ishte mesazhi I tij.