Turqi, viktima e dytë shqiptare nga tërmeti: Kush është gruaja që mbuloi të birin me trup!

 

35 viktima e 885 të plagosur shënon deri tani bilanci i viktimave të tërmetit në Truqi. Të njëjtat lëkundje të forta toke u ndjenë dhe në ishullin grek të Samos, ku vdiqën dy adoleshentë që po ktheheshin nga shkolla. Në Turqi, mes të vdekurve janë dhe dy shtetas me origjinë nga Kosova. .

Lajmi është konfirmuar nga ambasada e Kosovës në Turqi me anë të një postimi në Twitter. “Nga komunikimet e vazhdueshme, Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara është informuar se dy persona me origjinë nga Kosova nga familja Doğrayan në Izmir kanë ndërruar jetë si pasojë e termetit. Mund të konfirmojmë se deri më tani nuk ka të dhëna për shtetas të RKS”, thuhet në deklaratë. Një prej tyre është 62 vjecarja Nazmiye Doğrayan, e cila gjet më herët bashkë me të birin.“Nëna dhe djali u gjetën të përqafuar në rrënoja. Nëna e kishte mbuluar djalin me trupin e saj. Djali 28-vjeç është në gjendje të rëndë për jetën”- thonë mediat vendase.

easy dinner ideas
Previous Article