KreuCelebrity

U nxorr e gjallë nga rrënojat në Turqi, momenti prekës kur vajza përqafon të atin!

 Tërmeti I fuqishëm që goditi njëkohësisht Turqinë e Greqinë, me një magnitudë 6,6 të shkallës Rihter dhe një thellësi prej vetëm 10 kilometrash, shkaktoi dëme të mëdha sidomos në qytetin turk të Izmirit. Me dhjetëra vetë kanë humbur jetën atje ndërsa të plagosurit janë me qindra.

Ekipet e shpëtimit janë vënë në garë me kohë për nxjerrjen e të mbijetuarve nga gërmadhat, dhe kur përpjekje të tilla përfundojnë me sukses, gëzimi është i madh. Nuk është pak të shpëtosh një jetë. Ata arritën të nxjerrin të gjallë një vajzë adoleshente momenti prekës i përqafimit të së cilës me të atin, bëri xhiron e rrjetit. 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF