KreuCelebrity

Kendall Jenner: “Ndihesha si rosaku i vogël i shëmtuar”!  

E rritur me Kimin, Kourtney, Khloe dhe Kylie, Kendall Jenner vajza e parë e Kris dhe Caitlyn (atëherë akoma Bruce), Kendall ka deklaruar se gjatë fëmijërisë është ndjerë shumë në rolin e rosakut të vogël të shëmtuar, të përrallës së famshme, veçse në pak vite nga protagosnistja e spektaklit “Shëtitje me Kardashianët”, ka arritur të trasnformohet në një yll të vërtetë të modës, ndoshta nga më kërkuarat e shtëpive më të famshme të modës, Chanel, Dior, Givenchy,  Dolce& Gabbana. Nesër bukuroshja Kendall do të shuajë 25 qirinj.

Që në prezencën e parë në pasarelë, në 2012, u duk se donte të bënte një rrugë të jashtëzakonshme. Gjithmonë e pranishme në social media.Modelja më e paguar në 2018 dhe një nga fytyrat më të pëlqyera në fashion biz. Me 141 milionë folloëers në Instagram. Por dhe me një instikt të jashtëzakonshëm për të bërë biznes. Me motrën e vogël Kylie duke filluar që nga 2015 realizojnë koleksione për të gjitha xhepat dhe fitimet janë të konsderueshme.

Pra mund të themi që Kendall Jenner ka bërë goxha gjëra për të qenë 25 vjeçe.  Dhe ajo që pritej, Kendall ka preferuar ta festojë ditëlindjen në një ishull privat, larg pandemisë. Në një foto të postuar në Instagram, Kendall duket e mrekullueshme në bikini, duke e titulluar postimin “Location a secret”. Patjetër që do të jetë një supërfestë, me super surpriza, për një super përvjetor. Kujtojmë këtu çizmet, që ishin një mal me Sëarovski gati 8 mijë euro të shtëpisë së modës Saint Laurent, të cilat i veshi në festën e ditëlindjes në 2017.  

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF