Rrëfehet Ambra Angiolini: “Lindja e vajzës më shpëtoi nga sëmundja”!

Me gjallërinë dhe shkathësinë e saj, Ambra Angiolini u bë e preferuara e shumë shqiptarëve që ndiqnin televizionin italian gjatë viteve `90. Por ndërsa është dukur gjithmonë nje vajzë e qeshur e plot jetë, ajo paska vuajtur në heshtje nga probleme të ngrënies që kishin bazë nervore.

Ambra ka rrëfyer së fundi se ishte e fiksuar që ta donin dhe ta pëlqenin të gjithë. “ Një uri për dashuri”, e quan ajo. Nga këtu, kishin nisur problemet me buliminë. Të cilat ka arritur t`i mposhtë vetëm në 2018-ten, kur lindi e bija, Yolanda.

“Uria për dashuri m`u shua kur solla në jetë vajzën time”, thotë Ambra në librin autobiografik “InFame”. Ja c`mund të bëjë një mrekulli si fëmija në jetën e dikujt!

easy dinner ideas
Previous Article