KreuFashion

Rikthehet karantina në vend: Ja ç’do ndodhë nga java tjetër!

Shqipëria do të ndjekë shembullin e fqinjëve dhe pjesës më të madhe të Europës; rikthehet e ashtuquajtura ‘ora policore’. Burimet bëjnë me dije se javën që vjen, pas orën 22:00 të mbrëmjes çdo gjë në vend do të ‘paralizohet’.
Baret, lokalet dhe restorantet do të mbyllen, ndërkohë që edhe qytetarët nuk do lejohet që të qarkullojnë në rrugë. Të njëjtat burime bënë me dije se mbyllja vjen si pasojë e rritjes me shifra rekord të infektimeve, për të bërë të mundur uljen e numrit të të prekurve.


Ndërkohë që deri më tani, në rajon Kosova dhe Greqia kanë rikthyer masat e rrepta. Në Kosovë, gjatë fundjavës do të mbyllet gjithçka përveç farmacive dhe furrave të bukës. Por gjatë ditëve të javës mbyllja do të nisë nga orë 20:00 deri më 05:00 të mëngjesit. Ndërsa Greqia i ka ndarë në zona të kuqe dhe portokalli, duke bërë të detyrueshme maskën dhe ndalimin e qarkullimit nga ora 00:30 deri në 5:00.
Javët e fundit Shqipëria ka shënuar qindra raste të infektuara nga pandemia e koronavirusit, duke thyer rekordet edhe gjatë valës së parë të shpërthimit të COVID-19 në vend.

Burimi: /Dosja.al/

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF