KreuCelebrity

Ka marrë genet e mamit; duhet të dëgjoni si këndon vajza e Soni Malaj!

Ka marrë genet e mamit; duhet të dëgjoni si këndon vajza e

Nuk e dimë se çfarë profesioni do të zgjedhi të bëjë Ana kur të rritet, ama s’do fare mend që talentin për të kënduar, vajza e Soni Malaj do ta ketë si vlerë të shtuar gjatë jetës së saj. 8 vjeçarja ka trashëguar më së miri genet e mamit dhe ka një zë të mrekullueshëm, fakt që na e vërtetoi këngëtarja Malaj nëpërmjet njē video nē instastory teksa ka xhiruar vajzën e saj duke kënduar.

Mami Soni dhe babai i Anës kanë zgjedhur të mos e publikojnë imazhin e vajzës së tyre, ama Soni nuk i ka rezistuar dot tundimin për të ndarë me ndjekësit e saj talentin e së voglës.
Ana ka ardhur në jetë 8 vite më parë nga martesa e Soni Malaj me balerinin spanjoll Mirko, marrëdhënie e cila mori fund disa vite pas lindjes së Anës.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF