KreuCelebrity

U infektua me Covid gjatë shtatzanisë, deputetja e PS-së tregon mjekimet që mori!

Blerina Gjylameti, deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, rrëfeu përpara disa ditësh se ishte infektuar me Covid 19, ndërkohë që është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Në një lidhje me emisionin e Rudina Magjistarit në Tv Klan, Gjylameti tregoi vështirësitë e hasura, dhe mjekimet që përdori.

“Është e vërtetë që kur je në pritje të një fëmije, çdo gjë bëhet edhe më e vështirë nga pikëpyetjet që ke. Normalisht që nga ata që janë të infektuar me Covid-19, ka pikëpyetje, sepse është një situatë shumë e re për të gjithë ne dhe e patestuar më parë, por kur pret një fëmijë, pyetjet shtohen më shumë. Ajo që është më e rëndësishme në këto momente është qetësia dhe këshillimi me mjekët. Kam pasur simptoma të lehta, një ngacmim në fyt, një temperaturë e cila ishte 37.5 dhe e gjitha kjo e shoqëruar me pikëpyetjet që kisha. Iu drejtova institucioneve për të bërë dhe tamponin përkatës”.

“Vështirësitë e para ishte më shumë fakti se çfarë do të ndodhë më pas sesa shqetësimet e mëdha të momentit. Më pas, kjo ishte e kombinuar nëse ishin shqetësime të shtatzënisë apo të virusit dhe kjo e bënte të vështirësohej më shumë situata. Ajo që kam pasur më shumë problem, ka qenë vështirësia me frymëmarrjen ku u drejtova edhe në spital për të bërë skaner të mushkërive për të pasur nëse kishte ndonjë prekje të lehtë të mushkërive, gjë që u vërtetua se ishin prekur.

Kam pasur një trajtim me medikamente, me antibiotikë, ishin shumë të lehta. Këto ishin në bazë të një konsulte që u bë nga mjeku pleumolog dhe mjekja gjinekologe për t’i paraprirë dhe situatave të tjera që kanë të bëjnë edhe me situatën time që ishte pak më specifike se rastet e tjera që kishte të bënte me shtatzëninë. Nuk ishin medikamente të rënda, por medikamente të lehta që mund të përdoren dhe në shtatzëni”.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF