KreuStil Jetese

Dua Lipa bëhet ambasadore e markës së famshme!!!

Dua Lipa bëhet ambasadore e markës së famshme!!!

Duke iu bashkuar emrave të njohur si Rihanna, Selena Gomez dhe Kylie Jenner , Dua Lipa do të bëhet ambasadore e firmës së famshme Puma. Vetë marka e njoftoi se ylli i popit është fytyra e re për veshjet e grave. “U tërhoqëm nga krijimtaria e saj, pasioni… Por më e rëndësishmja, ne u prekëm nga pasioni i saj për të hequr hendekun gjinor dhe të shikojmë përpara për ta mbështetur atë përmes disa iniciativave që kemi planifikuar së bashku. Ne mendojmë se ajo mishëron atë që konsumatori i sotëm po kërkon”, tha Adam Petrick.

 

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

 Vetë Dua e dha edhe ajo lajmin e mirë në rrjetet sociale, ku nuk e fshehu gëzimin e saj. “Jam shumë e lumtur të njoftojë se unë i jam bashkuar familjes @puma si ambasadorja e tyre e re!!!Mezi po pres që ju të shihni se çfarë kemi përgatitur për ju”, ka shkruar ajo.

 

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Suksesi I Dua-s nuk ka të ndalur dhe në fund të nëntorit, pritet të dalë edhe bashkëpunimi i shumëpritur i saj me Miley Cyrus, i titulluar Prisoner.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF