KreuCelebrity

Binjaket shpërthejnë ndaj vajzave të tjera: “Iu turrën Saimirit, mësoni të silleni”!

“Daily Love Story” vazhdon të na tregojë me detaje se cfarë po ndodh pas kuintave të shoë-t më të ri “dating” . së fundi duket ka pasur një reagim të papritur nga dy motrat binjake që kanë ardhur së bashku në “Love Story”, Silvana dhe Albana, të cilat kanë kritikuar në mënyrë të ashpër konkurrentet e tjera, lidhur me sjelljet e tyre me Saimirin në prapaskenë.

“Spektakli shkoi shumë mirë, u argëtuam, pamë videoklipet tona. Në prapaskena kishte shumë skena që nuk na pëlqyen. Shumë sjellje të vajzave që nuk ishin fare të hijshme ndaj Saimirit. U hodhën shumë, sipas meje, nuk i ka hije një femre të hidhet herën e dytë që sheh një djalë, në atë mënyrë. Dukej sikur po shihnin zotin në tokë, Është diçka reciproke, ne duhet të japim dhe ai të na japi. Ishte shumica e vajzave, nuk kam frikë ta them sepse jam shumë transparente dhe e drejtëpërdrejtë, nuk më pëlqeu fare kjo pjesë”, është shprehur njëra nga binjaket.

Më tej, ato i kanë dhënë edhe një këshillë konkurrenteve të tjera, teksa theksojnë se sjellja e tyre ishte pa dinjitet dhe e degraduar.

“Problemi ishte se sapo ikën dritat, kamerat, shpërtheu aty, as unë se prisja. Edhe ne e përshëndetëm të gjitha, i dhamë një puthje normlisht. Pastaj sa u fikën kamerat vajzat ju turrën, shumica. Kush i mbështetej këtej e kush i mbështetej andej. Sjellje që kaloi në degradim, sipas meje, dhe nuk i ka absolutisht hije dhe nuk e nxjerr mirë një femër. Ta theksojmë që kjo ishte prapaskena, në skenë ishte çdo gjë përfekte, vajzat ishin princesha në skenë, më pqëlqyen shumë. Unë vajzave ju jap një këshillë, nuk është qortim. Vajza mësohuni të silleni. Ashtu siç u sollët në skenë, bëhuni dhe në prapaskenë me Saimirin. Sepse ju jep dinjitet në rradhë të parë, gjërat e tjera skanë rëndësi nëse nuk keni dinjitet”!!!

 

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF