KreuCelebrity

Këngëtari shqiptar e thotë hapur: S`mund të ketë miqësi pas ndarjes!

Kemi parë plot raste ndarjeje të cifteve mjaft simpatikë e që duken goxha të lidhur me njëri-tjetrin, të cilët vendosin t`i japin fund marrëdhënies teksa vazhdojnë të ruajnë raporte të mira. Në fakt, gjithmonë e kemi pyetur veten si ia bëjnë. Kur ka shumë ndjenjë brenda, zor të përmbahet pastaj uragani i emocioneve ( dashurinë nga urrejtja thonë një hap e ndan). Por nuk është e thënë të jetë kështu, e madje disa këngëtare dhe I kanë bërë dedikime ish-partnerëve. Dren Abazi, nuk është një nga ata.

Në emisionin “Live from Tirana” në “Top Albania Radio”, ai rrëfeu se nuk ruan asnjë raport me ish-partneret e tij. Artisti thotë se është frymëzuar nga histori të vërteta për projektet e tij muzikore, po asnjëra prej tyre nuk ka pasur lidhje me ish të dashurat.

“Për shumë këngëtarë ish-at shndërrohen në muza nga ku lindin albume të sukseshme por unë nuk mbaj raporte me asnjë nga ish-at e mi. Nuk besoj se pas ndarjes mund të ketë ndonjë miqësi dhe nuk do të frymëzohesha kurrë nga to” , u shpreh Dreni, I cili ka qenë përgjithësisht mjaft i rezervuar për jetën e tij private.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF