KreuCelebrity

“Sjellje e degraduar”; vajzat i përgjigjen binjakeve!!!

Një debat i fortë mes konkurrenteve të spektaklit Love Story në TV Klan, duket se sapo është ndezur, teksa binjaket Albana dhe Silvana nuk i kanë kursyer kritikat për vajzat e tjera dhe Saimirin, lidhur me sjelljen e tyre në prapaskenë.Teksa gazetarja e “Daily Love Story”, ka pyetur Klean lidhur me komentet e dy motrave, 24-vjeçarja është shprehur se përqafimet dhe puthjet me Saimirin nuk kanë qenë aspak të tepërta. “Në momentin që nuk kemi qenë live, kemi shkuar që ta përqafojmë të gjitha, apo ta puthim tek faqja, apo të bëjmë një foto me të. S’besoj se ka qenë ndonjë gjë me tepër sesa të tjerat”, ka thënë ajo.

Më tej, Klea ka theksuar se është person i drejtëpërdrejtë dhe nëse ndonjëra nga vajzat konkurrente e mendon këtë gjë, ajo e fton të vijë të i’a thotë vetë.“Jam shumë e drejtëpërdrejtë në këtë që thashë, këshu që nëse ndonjëra mendon se unë kam pasur atë sjellje, të vijë të ma thotë”, është shprehur ajo. Ariana tha se binjaket janë marrosur pas Saimirit, ndërsa Kejsi tha se “di ta mbrojë atë që ka bërë”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF