KreuCelebrity

“Kam prova për të të shkatërruar jetën”! C`po ndodh me Jessica-n dhe Robertin?

Jessica Kadiu duket nuk ka gjetur paqe nga fakti që Robert Berisha e mohon romancën e kaluar me të. Duket se ajo është shprehur se “ka prova mjaftueshëm për t’ia shkatërruar jetën”. Vetë Roberti rrëfeu se nuk e ka idenë c`ka dashur të thotë Jessica me këto deklarata të saj.

“Më përpara, djemtë nxirrnin fjalë për vajzat pa ndodhur asgjë mes tyre, por që të vijë dita të flasin femrat dhe mashkulli të mos pranojë. Jam djalë i shoqërueshëm dhe rri me shumë femra. Është vajzë e mirë, e mençur që jeton jashtë, kemi pasur shoqëri por asgjë më shumë. Kur të bëj lidhje serioze, do e marrin vesh të gjithë. Nuk është turp të kesh një femër, një lidhje. Vajzat e reja preken, pse ky thotë kështu. Nuk kam nevojë të tregoj gjë për jetën time private. Nuk po gënjej dhe nuk po fsheh gjë, s’kam bërë ndonjë gjë të keqe. Kur të jem me një femër, do e them. Nuk e di çfarë ka dashur të thotë me ato postime,”- u shpreh Robert Berisha i ftuar në “Expres Rozë”. Jessica këmbëngul se nuk ka gënjyer asnjëherë, se i ka dhënë fund lidhjes me këngëtarin për shumë arsye dhe është e lumtur për vendimin që ka marrë, ndërsa shton se  “nuk do lejojë kurrë që ky njeri ta bëjë të duket si e çmendur dhe të thotë se ka gënjyer për lidhjen e të që ai të duket mirë për publikun”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF