KreuCelebrity

Historia e pabesueshme e studentes angleze: nga klinika psikiatrike, në supermodele!

Historia e studentes 21 vjeçare angleze Lucy Dawson ngjason me një histori filmi. Vajza kishte përfunduar në një spital psikik dhe per tre muaj me radhë i ishte nënshtruar elektroshokut, për shkak të një diagonze të gabuar. Lucy, studente në universitetin e Linkolinit, filloi të ndjejë dhimbje të forta koke, debulesë të jashtëzakonshme trupore, humbje ekuilbri, shikim të turbullt dhe gjerndje konfuzioni. “Një mëngjes, shoqja ime e ngushtë më gjeti në dhomë në gjendje shumë të vështirë. Qëndroja e ulur në dysheme me sy të fryrë. Nuk isha në gjendja të thoja asgjë, vetem se qeshja në mënyrë të pavedijshme,” ka rrëfyer Lucy. Sipas mjekëve vajza duhej dërguar menjëherë në repartin e psikiatrisë dhe aty nisi kalvari i tmerrshëm për bukuroshen Dowson. Kura e përdorur shkoi deri në ekstrem duke përdorur elektroshokun. Asnjë përmirësim, madje vajza po përkeqësohej më tepër. Në momentin që mjekët po bëheshin gati të dorëzoheshin, zbuluan se kishin ngatërruar diagnozë dhe se në të vërtetë 21 vjeçarja vuante nga një encefalit i antireceptorëve Nmda, sëmundje kjo që manifestohet kur antitrupat e prodhuar nga sistemi imunitar sulmojnë receptorët që ndodhen në tru. Kjo sëmundje shumë shpesh ngatërrohet me sëmundje të tjera dhe si rrjedhojë mjekohet gabim. Sot, pas një periudhe të gjatë rekuperimi Lucy ka filluar të buzëqeshë sërisht, është diplomuar në kriminologji, por fillimisht iu desh të fillonte gjithçka nga fillimi.

Kura e përdorur dhe aq më tepër elektroshoku i kishin shkaktuar dëme të mëdha. Vajza mësoi dalëngadalë riflasë dhe të njohë pak e nga njerëzit.  Sot ajo është dhe një modele e suksseshme dhe me një mision, të bëj të njohur sëmundjen, e cila çdo vit godet mbi 500 mijë persona. 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF