KreuCelebrity

Ka kënduar kaq shumë këngë patriotike; reperi shqiptar bëhet baba më 28 Nëntor!

I njohur si një ndër artistët më patriotë, ku dëshirën për një Shqipëri të madhe e të bashkuar e ka shprehur shpesh në tekstet e këngëve të tij, rastësia e bukur deshi që reperi Gold AG të bëhej baba për herë të parë pikërisht sot, më 28 Nëntor.

Këngëtari së bashku me bashkëshorten e tij Ermira kanë mirëpritur në jetën e tyre bekimin e parë të cilin e kanë quajtur Gueril.

Lajmin e gëzuar e ka dhënë vetë reperi me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

‘Falenderimi i takon Krijuesit te qiejve dhe tokes, qe sot mua dhe nusen time na furnizoi me nje djale.O Allah o Zoti im ty te takon falenderimi, o Zoti im gezoj te gjithe ciftet qe e kerkojne kete dhurate prej teje.Biri im ti linde ne nje dite te vecante per mua, por edhe per mbare popullin shqiptare.Ne kete date gjithmone e festuam festen e flamurit, festuam me vone edhe daljen publike te Ushtrise Clirimtare te Kosoves.Ne kete date lindi nje njeri i madh qe fal pushkes se tij ti sot linde ne liri bire.Djali i babes ti erdhe me 28 Nentor ne ditelindjen e Adem Jasharit.Emrin tend e vendosi edhe data jote, e gezofsh emrin GUERIL, e paq shendetin dhe jeten e gjate, qofsha krenar me ty e jetofsh i lire ne token tende djali jem i miri…O Zoti im ti je i vetmi furnizues, mos me largo nga meshira jote dhe me bej rob falenderues.”, shkruan Gold Ag në postim.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF