Mijra zogj origami të ekspozuar në Bruksel, cfarë mesazhi japin?!

Një tufë prej 20,000 zogjsh origami është shfaqur në një galeri arti në Bruksel, Belgjikë. Ato u bënë nga njerëz në të gjithë botën në fillim të këtij viti si pjesë e përpjekjeve për mbledhjen e fondeve për dy njësi Covid-19 në një spital lokal.

Të kuruar nga projektuesi belg Charles Kaisin, krijimet e letrës u dërguan nga mbështetësit në Hong Kong, Nju Jork dhe Tokio, si dhe vendas.

Secili zog u shoqërua nga një donacion nga kompani të mëdha duke përfshirë firmën franceze të energjisë Engie, duke mbledhur $ 119,744 (89,706) për spitalin Erasmus në Bruksel.

“Kam bërë një operacion shumë serioz në zemër dhe u kujdesen mirë për mua ky spital. Kjo është arsyeja pse doja t’i ndihmoja ata,” i tha Kaisin agjencisë së lajmeve Reuters.

Ai gjithashtu organizoi një ankand arti i cili mblodhi edhe 353,000 dollarë të tjerë (264,543 £) për spitalin.

Previous Article