KreuCelebrity

Paul McCartney: Nuk dal në foto me fansat, se më ngjason vetja me një majmun!

Mitiku i muzikës botërore, 78- vjeçari sër Paul McCartney ka zbuluar së fundmi gjatë një interviste dhënë në podcastin “Smartless” se arsyeja që refuzon të dalë në foto me ardhuruesit, kjo edhe para se pandemia covid-19 të shpërthente, është sepse nuk do të ndjehet si një manjmun që e komandojë të bëjë veprimet.

“ E di që jam shumë  i fashmëm- thotë McCartney- por nuk do të thotë që të dukesh sikur çfarë je. Nuk më pëlqen të pozoj. Kështu kur më pyesin nëse: Mund t’ju bëj një foto? Përgjigjem gjithmonë: Më vjen keq, por jo. Madje shpesh më vjen t’u them që jam shumë i lumtur që po flas me ju. Por në momentin që ai/ ajo më hedh krahun dhe merr pozë, më duket vetja si një majmun në Saint Tropez. “Hajdeni dhe bëni një foto me majmunin”! Dhe kjo nuk më pëlqen. “

Po gjatë kësaj interviste idhudhi i muzikës ka rrëfyer se shumë shpesh gjatë përformances së tij ka preferuar të përdorë telepromterin. Kjo, jo për faktin se harron fjalët dhe tekset e këngëve, por se herë pas here shpërqendrohet duke mos e patur mendjen aty. “Ndonjëherë ndërsa jam duke luajtur ndonjë këngë tip  “Eleanor Rigby”o ndonjë të ngjashme me të, hyj në modalitelin e shoferitt pilot, dhë kështu filloj e mendoj: Çfarë do të ha në darkë? Ndoshta nuk do kem supë, por të paktën të ha pjatën kryesore.  Dhë në atë pikë i them vetes “Ndal”sepse je duke kënduar “Eleanor Rogby”! E kam ndarë veten në Paulin e famshëm dhe në Paulin normal, por shpesh disa pjesë të trurit tim shkojnë në vende të ndryshme. Disa raste ky mekanizëm prishet dhe jam i detyruar të përdor teleprompterin.” Është shprehur artisti i famshëm britanik. 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF