KreuCelebrity

Shkeli rregullat anti-Covid, Rita Ora merr një super gjobë!

Rita Ora vendosi ta kremtonte me bujë 30 vjetorin, por pas kësaj u përball me një lumë kritikash dhe jo vetëm.

“Daily Mail” thorë se këngëtarja shqiptare është përballur dhe me një gjobë të majme prej plot 10 mijë paundësh. Rita vetë kërkoi publikisht falje, duke lënë të kuptohet se është penduar për këtë veprim.

“Ka qenë një vendim i nxituar, që është bërë me mendimin se po dalim nga izolimi dhe dicka e tillë do të ishte në rregull”, u shpreh ajo. Rita shtoi se  tani e kupton “sa të papërgjegjshme kanë qenë veprimet e saj dhe se ajo merr përgjegjësi të plotë”. Lajmi i mbajtjes së kësaj feste nxiti mjaft kritika. I pyetur për këtë episod, Jamie Davies, zëdhënësi i kryeministrit britanik, Boris Johnson u shpreh se “është e rëndësishme që secili në shoqëri të vendosë shembuj, duke respektuar rregullat. Kjo vlen për secilin anëtar të publikut, duke përfshirë dhe personat e famshëm”, u shpreh Davies, i cituar nga REL.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF