KreuCelebrity

Moderatorja poston për herë të parë ( dhe të fundit) foton e të shoqit!

Ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale si gjatë shtatzanisë, ashtu edhe pas saj duke postuar vazhdimisht foto që tregonin se me cfarë lumturie e ka përjetuar ardhjen në jetë të së bijës.

Por moderatorja Brunilda Lahe nuk kishte nxjerrë asnjëherë foto me të shoqin, dhe një ndjekës e pyeti për këtë në rrjetet sociale. “S`e kam parë asnjëherë bashkëshortin tënd, pse nuk poston me të”, u shpreh ndjekësi dhe Burnilda iu përgjigj duke publikuar foton e parë të partnerit, e sic tha, edhe të fundit.

“Ai punon në Tv, por pas kamerave, nuk i ka qejf fotot (pasi lindi Hana diçka ka ndryshuar, kemi bërë 2 sete profesionale e po bëhemi gati për të tretin, bashkë vetëm fotot e martesës kemi profesionale), nuk e do vëmendjen e medias sociale aspak dhe unë e respektoj dëshirën e tij. Këto janë disa nga arsyet që nuk postoj me bashkëshortin”, sqaroi moderatorja.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF