KreuBusull

Jo më 14 ditë; shkurtohen ditët e karantinës për të infektuarit me Covid!

Jo më 14 ditë; shkurtohen ditët e karantinës për

Që prej nisjes së pandemisë së Covid-19 ekspertët e OBSH kanë këshilluar që të infektuarit duhet të qëndrojnë të izoluar për 14 ditë edhe nëse nuk kanë simptoma serioze të sëmundjes. Kjo sepse sipas ekspertëve virusi qëndron aktiv në organizëm për rreth dy javë. Duket se së fundmi është bërë një ndryshim sa i përket udhëzimeve për ditët e karantinës së të infektuarve me Covid, apo atyre që kanë patur kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve do të shkurtojnë kohëzgjatjen e rekomanduar të karantinës pas ekspozimit ndaj një personi pozitiv për COVID-19. Sipas një zyrtari të lartë të administratës, udhëzimet e reja do të lejojnë njerëzit që kanë rënë në kontakt me dikë të infektuar me virusin të rifillojnë aktivitetin normal pas 10 ditësh, ose pas 7 ditësh nëse janë testuar negativisht. Kjo është shumë më pak se sa periudha 14-ditore e rekomanduar që nga fillimi i pandemisë.

Zyrtari tha se ndryshimi i politikës është diskutuar prej disa kohe, pas studimit që shkencëtarët i kanë bërë periudhës së inkubacionit për virusin. Politika e re do të përshpejtojë kthimin në aktivitetet normale të atyre personave që vlerësohen të kenë qenë në “kontakt të ngushtë” me njerëz të infektuar. CDC kishte thënë se periudha e inkubacionit për virusin mendohej të ishte 14 ditë, shumica e individëve u infektuan dhe shfaqën simptoma midis 4 dhe 5 ditëve pas ekspozimit.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF