KreuCelebrity

Humbi shumë kilogramë; George Clooney shtrohet në spital!

Një rol i ri në filmin “The Midnght Sky” bëri që George Clooney të kishte të nevojshme humbjen e 12 kilogramëve të peshës së tij trupore. Filmi flet për një astronaut në gjendje apokalpike, rol që e ka detyruar aktorin 59 vjeçar të ndërmarrë sakrificën aspak të lehtë për të humbur sa më shpejt kilogramët.

Së fundmi ylli i Hollywood ka shfaqur probleme shëndetësore për shkak të një dhimbje të fortë në stomak që u diagnostikua nga mjekët si pankreatit dhe për këtë aktorit të famshëm ju desh të shtrohej në spital për të marrë trajtim të specializuar.

“Po përpiqesha shumë të humbja peshë shpejt dhe ndoshta nuk po kujdesesha për veten. U deshën disa javë për t’u bërë më mirë, pasi edhe si regjisor, nuk është aq e lehtë kur ke nevojë për energji. Ne ishim jashtë në akullnajë në Finlandë, gjë që e vështirësoi dhe më shumë punën. Por, sigurisht, më ndihmoi me karakterin.”; është shprehur Clooney

Fatmirësisht gjendja e aktorit tani është e qëndrueshme.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF