KreuCelebrity

Kate, William dhe fëmijët: Kartolina  e Vitit të Ri, është e adhurueshme!

Mezi i bindën fëmijët ( George, Charlotte e Louis, më i tërbuari), të uleshin për kartolinën e përvitshme të fundvitit, dhe ky ishte rezultati: Kartolina e Dukës dhe Dukeshës së Cambridge, urimi i tyre për festat, ishte thjesht e adhurueshme sipas fansave! Mjaft e bukur, ajo krijon edhe ndjesinë e spontanitetit, edhe pse prindërit është e qartë që kërkonin të merrej pozë, por Louis mezi mbahej!

Fotoja e tregon familjen mjaft të bashkuar. Ajo duket se është shkrepur në Amner Hall, rezidenca e tyre e fshatit në Norfolk. “ Të gjithë personelit fantastik të Shërbimit Sanitar Kombëtar, i urojmë gëzuar Krishtlindje dhe Vitin e ri”, shkruhet në kartolinë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF