KreuFashion

Keni shtëpi të vogël? Pa merak, këto truke arredimi e dyfishojnë në përmasa!

Apartamentet e vogla kanë lezetin e tyre, që nga përmasat praktike, e deri te fakti që nuk ju lejojnë ta mbipopulloni shtëpinë me zbukurime e dekore të kota.

Mund të mos e ndjejmë problemin e zbukurimeve në fillim, por të gjithë e dimë sa e bezdisshme është të pastrosh pluhurat e shtëpisë, kur ke “xhingla” nëpër këmbë!

Megjithatë, zor se gjen ndonjëherë hapësirën e duhur edhe për sendet më bazike, ndaj si mund ta shfrytëzojmë në maksimum apartamentin tonë liliput?

Lexoni në vijim për disa truke fantastike arredimi!

1. Përdorni ngjyra të çelura për shtëpinë

Ngjyrat e errëta kanë vetinë ta thithin dritën, ndërsa ngjyrat e çelura e reflektojnë atë. Kaq gjë e dimë nga konturimi! E bardha, bezha apo grija e dyfishojnë apartamentin në përmasa, dhe shtëpia duket më e pastër dhe e hapur!

While darker colors make a room seem cozy, they also absorb light instead of reflecting it, making the space feel smaller. Opt for lighter colored flooring as well as wall colors to make the room feel airy.

2. Blini orendi me hapësirë për sende

Mos blini një tavolinë të thjeshtë prej druri e xhami, por zgjidhni një me hapësira sekrete, për sendet e tepërta që ju dalin nëpër shtëpi. Konsideroni edhe një shtrat me dyshek të lëvizshëm, për të futur jorganët dhe batanijet!

Rezultate imazhesh për secret space furniture

3. Vërini raftet pranë tavanit

Sa më lart të jenë raftet, aq më sipër e tërheqin syrin. Për më tepër, nuk ka rrezik të vrisni kokën!

Rezultate imazhesh për top shelves near ceiling

4. Zgjidhni zbukurime më të mëdha se një bostan

Ky është rregulli i dekorueses Sabrina Soto nga Target: Zgjidhni vazo dhe zbukurime më të mëdha se një bostan, për të mos e bërë shtëpinë të duket e mbushur me çikërrima.

Sabrina Soto, a home style expert from Target says: "Decorative accents smaller than a cantaloupe crowd a room." Instead, go for fewer decorations that are are bigger. These vases are available here

5. Përdorni vija

Ashtu si në rroba, edhe një tapet me vija e bën dhomën të duket më e gjatë.

6. Përdorni perde të tejdukshme dushi në banjo të vogla

Privatësia mund të jetë pak problem, por sidoqoftë! Zmadhoni banjon me perden e tejdukshme, dhe mbyllni derën me çelës kur bëni dush!

Get this one here.

7. Vendosni shumë pasqyra

Nuk ka nevojë për shpjegim këtu: Pasqyrat bëjnë çdo gjë të shfaqet dy herë! Matematikë e thjeshtë, apo jo?

Rezultate imazhesh për mirrors in room

8. Zgjidhni mobilje me këmbë të ekspozuara

Vëmë bast që nuk e dinit këtë sekret! Zgjidhni një divan me këmbë të dukshme, jo një divan “jastëk”, tërësisht i mbuluar! Ndryshimi duket menjëherë!

Instead of a sofa with a skirt or boxy chairs, bigger pieces with exposed legs are perfect for a small space. Show off those legs! See more sofa options here.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF