KreuStil Jetese

Takimi i Saimirit me Enxhëllin nuk e bindi Xhesin: “Ishte i stisur”!

Takimi i Saimirit me Enxhëllin nuk e bindi Xhesin: “Ishte i

Ka pasur emocione të forta edhe puntata e pestë e “Love Story”, ndërkohë që erdhi dhe me një risi pasi garës iu shtuan tre konkurente të tjera pasi u larguan tre vajza. Drita dhe Kejda nuk morën trëndafil nga 33-vjeçari, ndërkohë që Albana u tërhoq pasi pa afrimitetin mes Saimirit dhe të motrës binjake, Albanës.Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, Xhesi bëri komentet e saj lidhur me  dy takimet e javës, atë të Saimirit me Enxhëllin dhe me Silvanën. “Sa i përket takimit të Enxhëllit, jam dakord me atë që tha opinionisti Roberti. Nuk më ngjalli shumë emocione, por gjithsesi nëse e kanë ndjerë ata të dy, mirë për to. Takimi i Silvanës më pëlqeu realisht, mu duk i ndjerë, pati kimi. Më erdhi keq që u largua Albana sepse ishim lidhur me të si vajza por ishte një veprim i drejtë dhe dinjitoz nga ana e saj. Me Silvanën pashë kimi reale, atë atraksionin, donin të dy të ishin me njëri-tjetrin. Ndërsa me Enxhëllin ishte diçka e stisur. Erdhën rrethanat në mënyrë të tillë, ai kompleksi për vajzën e mërzitur, e sulmuar, që Saimiri shkoi ta shpëtonte”, është shprehur Xhesi.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF