KreuCelebrity

Tregon më në fund barkun: Si duket Afërdita Dreshaj në muajin e shtatë!

Të gjithë atyre që kishin dyshime, Afërdita Dreshaj ua tregoi njëherë e mirë me disa postime në rrjetet sociale se është shtatzënë, dhe se barku më kalimin e ditëve, sa vjen e po rritet. Dhe tashmë nuk është dhe aq herët, sepse ka hyrë në muajin e shtatë të shtatzanisë.

“Çkemi zemër, 7 muaj shtatzënë. Duke u rritur çdo ditë më shumë”, ka shkruar këngëtarja në krah të fotos që nuk lë më vend për komente. Disa prej ndjekësve të Afërditës u treguan skeptikë në fillim ndaj pohimeve të saj se është në pritje të ëmbël, për shkak se barku i modeles dukej shumë i sheshtë. Afërdita tregoi ndërkohë se vazhdon të kujdeset për formën fizike, dhe nuk ka hequr dorë nga palestra.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF