KreuArt

Covid i merr jetën violinistit të shquar shqiptar!

Është ndarë nga jeta në moshën 74 vjeçare për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga Covid Pavllo Papalilo. Lajmin e tishtë e ka bërë me dije faqja zyrtare e Teatrit të Operas dhe Baletit në rrjetin social facebook, ku ndër të tjera shkruhet:

“Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me hidhërim të thellë mësoi ndarjen nga jeta të një ndër violinistëve të spikatur të TKOBAP-së, Pavllo Papalilo. Pavllo Papalilo u nda sot nga jeta në moshën 74-vjeçare pas një lufte me Covid-19, të cilën nuk e fitoi dot. Violinisti Papalilo e nisi karrierën e tij artistike në vitin 1970 si violinist pranë Orkestrës së Teatrit të Operas dhe Baletit deri në daljen e tij në pension në vitin 2013. Pasioni dhe korrektësia ka karakterizuar violinistin Papalilo në punën e tij për 4 dekada me radhë, duke marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e realizuara nga TKOB, opera, balete, koncerte simfonike, si brenda dhe jashtë vendit. Do të mbetet artisti që u shqua për urtësinë dhe thjeshtësinë e tij, njeriu model i orkestrës. Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor i shpreh ngushëllimet familjarëve, të afërmve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe admiruesve që e duartrokitën gjatë gjithë karrierës së tij. I paharruar kujitmi i tij

Papalilo e nisi karrierën e tij artistike në vitin 1970 si violinist pranë Orkestrës së Teatrit të Operas dhe Baletit deri në daljen e tij në pension në vitin 2013.

Për 4 dekada me radhë ka marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e realizuara nga TKOB, opera, balete, koncerte simfonike, si brenda dhe jashtë vendit.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF