KreuCelebrity

Refuzoi ‘The Bachelor’ në Gjermani dhe pranoi ‘Love Story’; autorja Ilda Lumani rrëfen si u bë Saimiri pjesë e programit!

Mbrëmjet e të hënave që prej një muaji e gjysmë i janë rezervuar një histori dashurie që po lind e po zhvillohet në sytë e miliona shikuesve. Ndonëse protagonisti Saimir Kasemi, ende nuk na ka lënë të kuptojmë se për cilën nga vajzat ndjen diçka më shumë, emocionet

Por si u bë biznesmeni 33 vjeçar pjesë e këtij spektakli dhe pse pikërisht ai?! E ftuar në programin “Jo vetëm modë”, Ilda Lumani autorja e ‘Love Story’ zbuloi disa prapaskena për mënyrën se si u zgjodh princi i edicionit të parë të Love Story.

Kur Vera dhe Alketa më thanë për projektin isha e bindur, sikurse dhe ato, që gjithë çelësi i këtij programi ishte personazhi kryesor. Duhet të plotësonte të gjitha kriteret që të merrte pëlqimin e njerëzve, pëlqimin e vajzave që nuk është e lehtë. Sapo ma propozuan këtë projekt fillova të mendoj disa nga djemtë e spikatur në qytet që mund të ishin të përshtatshëm në program. Dikush kishte hyrë në një marrëdhënie, dikush ishte martuar, se gjërat evoluojnë. [M’u kujtua] Një miku ynë i përbashkët, i imi dhe i Saimirit, thashë duhet ta takoj se ai duhet të më ndihmojë. Duke diskutuar mes disa djemsh të tjerë, Saimiri sapo ra emri i tij, ishte kështu surprizë. Ishte njeriu i duhur. I plotësonte të gjitha kriteret për të qenë ai”; tregoi Lumani

Duket se ka qenë e destinuar që Saimiri të ishte një figurë intersante për një reality-shoë të tillë pasi një ofertë e tillë atij i ka ardhur edhe nga “The Bachelor” në Gjermani, ofertë të cilën ai e ka refuzuar sepse atë kohë ishte ne një lidhje.

“Gjysma e rrugës për Saimirin ishte e bërë. Ai kishte pasur një propozim për të njëjtin program, The Bachelor. I kishin propozuar, por ngaqë kishte një angazhim në atë moment, kishte refuzuar. Kur e kam propozuar me Verën dhe Alketën ka qenë shumë interesante, sepse kur e pyeti Vera si ndodhi që erdhe? ‘Unë rrëshkita tani’, tha dhe ndonjëherë marrim një vendim të madh për 1 sekondë”; vijoi më tej autorja

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF