KreuHoroskop

Horoskopi ditor, e martë 22 dhjetor 2020

Horoskopi ditor, e martë 22 dhjetor 2020

Dashi
Do jeni mjaft sensuale gjate gjithë kësaj dite dhe partneri do ju dashuroje me më shume pasion. Do kaloni çaste te mrekullueshme me te dhe do ndiheni te bekuar nga yjet. Beqaret do dashurohen koke e këmbë me një person te cilin e njohin prej vitesh, por qe nuk e kane pare kurrë me atë sy. Me financat do dini si te silleni dhe gjendja do jete
goxha e mire.

Demi
Dite gjithë kohës e mbrojtur kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk pritet asnjë lloj debati apo mosmarrëveshje. Beqaret gjithashtu do ndihen te lire te bëjnë atë qe duan. Shfrytëzoni çdo mundësi qe do iu jepet për takime sepse rralle vijnë momente te tilla. Sektori i financave do mbetet delikat. Mos kryeni shpenzime te mëdha sepse mund te mbeteni pa para me pas.

Binjaket
Çdo gjë do ece me se miri gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Do ndani çdo ide me partnerin tuaj dhe do i lini pas mosmarrëveshjet e se shkuarës. Beqaret do ndihen gati te hedhin hapa me tej me një person qe ka kohe qe iu qëndron pranë. Financat nuk do jene aspak te këqija. Do dini si t’i menaxhoni ato dhe madje mund te hiqni edhe
ndonjë para mënjanë.

Gaforrja
Do e adhuroni atë qe keni ne krah gjate kësaj dite dhe nuk do doni te shkëputeni asnjë çast prej tij. Orët e mbrëmjes do jene me emocionueset. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë propozim interesant. Beni atë qe ndjeni pa menduar për te ardhmen. Me shpenzimet mundohuni te tregoheni sa me te arsyeshëm qe te mundeni qe
te mos keni vështirësi.

Luani
Planetët do jene gjithë kohës ne krahun tuaj sot dhe do ua bëjnë ditën me te bukur se kurrë. Do jeni ne një mendje me atë qe keni ne krah dhe nuk pritet te ndonjë as mosmarrëveshja me e vogël. Beqaret duhet te tregohen te arsyeshëm ne mënyrë qe te mos bëjnë gabime. Për financat do jeni te matur dhe te kujdesshëm. Do e dini mire sa te
shpenzoni dhe sa te hiqni mënjanë.

Virgjeresha
Marrëdhënia juaj ne çift do jete shume e mire sot. Do i lini pas te gjitha problemet e se shkuarës dhe do shihni vetëm drejt se ardhmes. Beqaret do ndihen shume te turbullt dhe nuk do dine çfarë hapash te hedhin me pare. Gjendja e financave do ketë përmirësime te konsiderueshme. Do ndiheni mire kur te kryeni edhe ndonjë investim qe
keni menduar prej kohesh.

Peshorja
Do dini si ta rregulloni sot marrëdhënien ne çift dhe si ta afroni me shume partnerin tuaj. “Formulat” qe do zbatoni do japin rezultatet e shumëpritura. Beqaret do kenë një dite mjaft romantike. Do afrohen me personin qe kane kohe qe shkëmbejnë shikime dhe emocionet do jene te forta. Ne planin financiar nuk do jeni aspak realiste dhe mund te
kryeni shpenzimet te konsiderueshme.

Akrepi
Fale ndikimit pozitiv te yjeve, sot do ndiheni mire pranë personit qe keni ne krah. Do i sqaroni menjëherë problemet qe keni pasur dhe do tregoheni me tolerante. Beqaret do ndihen te kënaqur me disa takime qe do realizojnë dhe mund te hedhin shume shpejt hapa. Me financat nuk duhet ne asnjë mënyrë te luani sepse gjendja mund te
përkeqësohet tej mase.

Shigjetari
Mos kërkoni gjer te pamundura gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift sepse ne një moment situata mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit. Beqaret nuk do ndihen gati për te filluar një lidhje dhe do i neglizhojnë te gjitha ftesat qe do iu bëhen. Jupiteri do jete planeti qe do ua mbroje ne çdo moment te ardhurat. Do kryeni te gjitha shpenzimet e
menduara dhe do ndiheni te qete.

Bricjapi
Ka rrezik qe sot te ndodhin gjera negative ne jetën tuaj ne çift. Nuk do ndiheni mire pranë personit te zemrës dhe do doni te qëndroni larg tij. Beqaret ka shume gjase te njihen mire me një koleg pune. Gjithçka do ndryshoje shpejt ne jetën e tyre. Nëse gjendja financiare është e qëndrueshme përfitoni për te hequr disa para mënjanë sepse do
ju duhen.

Ujori
Perspektivat do jene shume te mira për sektorin ndjenjave sot. Do i shprehni pa pushim ato dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Beqaret do realizojnë një takim te veçante dhe do ndihen mire pranë atij personi. Gjendja e financave do varet nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato dhe sa shpenzime do kryeni. Po u treguat te logjikshëm
gjithçka do ece për mrekulli.
Peshqit
Sot do merrni vendime te rëndësishme juve qe jeni ne një lidhje dhe e ardhmja do jete e shkëlqyer. Beqaret do mundohen paksa, por ne fund do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe kane pëlqyer prej disa muajsh. Gjendja e financave do mbetet e paqëndrueshme. Kujdes me çdo shpenzim sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF