KreuFashion

Më puthe e para, pa dëshirën time; çfarë e tensionoi marrëdhënien e Saimirit me Vivienin?!

Mbrëmja e së hënës mbylli siparin e natës së gjashtë të “Love Story”, ku duket se kanë nisur të krijohen xhelozitë apo përplasjet e para të Saimirit me vajzat.

Një ndër të përzgjedhurat e Saimiri për një takim romantik këtë javë ishte Suela me të cilën princi modern shkëmbeu edhe disa puthje. Ka qenë pikërisht ky afrimitet intim mes dyshes që ka revoltura vajzat e tjera, ndër ta edhe Vivien.

Vivien dhe Saimiri janë përfshirë në një sërë replikash, teksa 33-vjeçari në një moment u shpreh se i vjen keq që e shikon këtë ankesë nga Vivien, e cila e puthi natën e pare, ndoshta edhe pa dëshirën e tij.

Më tej ai i ka thënë 27-vjeçares së nëse nuk i pëlqen, mund të largohet nga spektakli.

Vivien: Ne nuk po tallemi këtu. Besoj se secila nga vajzat duhet të merret pak seriozisht nga ana e Saimirit. Nuk jemi për tu tallur këtu. Dashuria është ndjenja më e bukur në jetë, nuk është aventurë televizive. Nuk kam ardhur për aventurë mediatike, nuk më intereson fare. Saimiri nuk është një trofe që ne duhet të marrim në fund.

Saimiri: Po çuditem që kjo ankesë vjen nga Vivien kur ajo ishte e para që më puthi mua pa dashur unë fare.

Vivien: E bëra për ty por edhe për veten time.

Saimiri: Për mua një puthje nuk do të thotë asgjë. Nëse nuk të pëlqen mund të ikësh nga programi kur të duash.

Ishte pikërisht Vivien ajo që nuk bëri një trëndafil mbrëmjen e kaluar, aventura e së cilës zgjati vetëm 6 javë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF