KreuCelebrity

Sherre, gjyqe dhe ofeza; VIP-at që u përplasën me njëri tjetrin gjatë 2020-ës!

Ka pandemi, por ka edhe sherre; nga më banalet e deri tek ato që kanë përfunduar në procese gjyqësore, më poshtë ju rendisim disa prej sherreve më të bujshme të këtij viti!

Egla Ceno dhe Altin Basha

Largimi i aktores Egla Ceni nga Portokalli nuk ka kaluar pa u vënë re. Shkaqet e ndërprerjes së marrëdhënieve me emisionin e humorit , të drejtuar nga regjisori Altin Basha, “sqarohen” prej disa mesazheve të publikuara në media. Bisedat kanë në fokus pakënaqësinë e Bashës ndaj performancës së Cenos, ku regjisori i kërkon aktores të përmirësohet. Ndonëse kjo e fundit, i shpreh Bashës gatishmërinë per të rritur nivelin e performancave të saj, si dhe vlerësimin për profesionalitetin e tij, duket se pakënaqesitë nuk janë kapërcyer. Megjithatë nuk ka vonuar as reagimi i ish-regjisorit të Portokalli, i cili tregon se arsyeja e largimit të aktores nga programi i humorit ishte performanca e saj e dobët. Sherri virtual mes dyshes, ka vazhduar edhe këto ditë, ku ka qenë aktorja Ceno e cila ka komentuar pozicionin e ri të Bashës si drejtor i “Teatrit Eksperimental”

“E mirë ja, e sigurove një zyrë. Tunde bishtin kur të hodhën një kockë, të keqen u mundove ta quash të mirë, tradhëtove llojin tënd, tregove dhëmbët prej miushi me vartësit. Po do plakesh o plak…

E mirë ja, do sistemosh soj e sorrollop por falë teje dhe atyre si puna jote, gjërat shkojnë keq e më keq. Do plakesh o plak…

Do shikosh veten në pasqyrë dhe do buzëqesh i kënaqur duke menduar se në fund të fundit bëre detyrën: sistemove büthën tënde. Po do plakesh o plak…

Të plasi ty nëse qyteti, komuniteti nuk i kanë punët mirë. Se mos është faji yt. Ti për vete e gjete një büthë për gjuhën tënde. Të tjerët donin të ishin kundërshtarë, demonstrues, intelektualë. Ruajtën dinjitetin, ndershmërinë – por “po i grin uria”. Çfarë ndryshuan si përfundim? Asgjë. Dhe e di pse? “Sepse për sa kohë që do ekzistosh ti dhe ata si puna jote, e vetmja gjë që mund të ndryshohet është bütha e radhës për t’u lëpirë.”

Ti je sëmundje o plak, çfarë mund të krijosh ti? Vetëm moçale për parameca të tjerë ; shkruan Ceno në reagimin e saj

Do të përfundojë këtu kjo Luftë e Ftohtë, apo do të vijojë?!

Ermal Mamaqi për Laert Vasilin: Dhuna e babit të ka lënë traumë

Pak ditë më parë Ermal Mamaqi postoi në rrjetet e tij sociale një paketë trajnimi ‘Life Coach’, vlera e të cilës shkontë deri në 24 mijë euro. Për aktorin Laert Vasili pretendimi i Mamaqit është i tepruar, dhe se ai postim nuk duhet të merret aspak seriozisht duke qenë se është shkruar nga një aktor humori, aq më tepër kur postimi ka shumë gabime drejtshkrimore.

“Pra ky njeri thotë që është trajner, life coach dhe do 24 mijë euro në vit që të hysh me vetulla dhe të dalësh pa sy, sepse me këto gabime drejtshkrimore… Ngaqë është aktor humori, mendoj se e ka nxjerrë me humor. Nuk duhet marrë seriozisht. Unë nuk jam pedagog gjuhë-letërsie, fatmirësisht ka qenë im-atë prej të cilit kam ngrënë shumë çoka në kokë që të mësoj shqip” u shpreh Vasili i ftuar në programin ‘Politikon’ lidhur me këtë çështje

Nga ana tjetër Mamaqi nuk e la pa një përgjigje, duke i kushtuar Vasilit një përgjigje të gjatë

Laert me dhimbsesh… Më vjen keq që ke ngrënë çoka nga babi. Fatkeqësisht dhuna atëherë ka qënë modë. Sigurisht edhe unë jam prekur nga sllogani “Kush të rreh të do”. Sidoqoftë e shoh që ke nevojë për një këshillim mik… Dhuna e babit për gabimet ortografike të ka lënë një traum që të pengon të jetosh i qetë… Je i terrorizuar nga gabimet ortografike dhe nuk kupton ku është thelbi i diskutimit. Kapesh me një foto që në fakt nuk e kam publikuar unë dhe nuk është zyrtare. Sigurisht edhe unë nuk jam dakort me gabimet. Sa për informacion, ai punonjës i ekipit tim nga i cili rrodhi dhe ajo pjesë e draftit të papërfunduar, ka jetuar një kohë të gjatë në fëmijërinë e tij në Greqi dhe ja… e bëri gjëmën. Të siguroj që për këtë Herezi që bëri, atë punonjës do e “varim” te Skënderbeu. Që ta marrin vesh mirë ata që ngatërrojnë gërmën Ë.

E ke nga druri Laert… Dhe Subkoshienca jote lidh drurin e fëmijërisë për gabimet ortografike, me drurin që ha tani herë pas here për gjëra të tjera…

Siç e sheh njerëzit po vdesin, janë pa shpresë dhe e vetmja gjë për të cilën nuk kanë nevojë është mllefi yt për çdo gjë që merr frymë… Uroj ta kalosh këtë moment dhe të ftoj në takimet e mia që të kuptosh vërtet se sa është vlera e vërtetë e trajnimeve që bëj unë dhe skuadra ime.

Pres me padurim të të shoh te Fredi ose diku tjetër se ti më argëton pamasë, sidomos kur të pyesin për tema pa lidhje me ty të cilat ti i interpreton skiç në karrige.

Forca mik dhe mos vrit veten po pe ndonjë gabim diku aty…Nuk është faji yt… Ti nuk do hash me çoka. Ndrysho mendimet se do mbesësh gjithë jetën “i varfër”.

Albërie Hadërgjonaj sherr publik me Arkiva Shqip

Këngëtarja e njohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, së fundmi është përfshirë në një debat të ashpër me kompaninë që deri pak kohë më parë i menaxhonte klikimet në kanalin YouTube. Kompania ArkivaShqip ka publikuar në rrjetin social Instagram video , ku shfaqin Albërien teksa komunikon me ta me një ton të ashpër duke kërkuar shkëputjen e menjëhershme të kontratës. Hadërgjonaj akuzon kompaninë se nuk po i japin mbështetje aq sa duhet siç bëjnë me këngëtarë të tjerë, ndërsa kërkon menjëherë prishjen e kontratës me ta.

Në tensione e sipër përgjatë videos dëgjohen edhe të shara nga këngëtarja, e cila mesa duket ka ngelur e pakënaqur me trajtimin që kjo kompani ka bërë ndaj saj.

 Nëpërmjet një lidhje live në skype, pak muaj më parë Albërie dha versionin e saj sipas të cilës ajo u shpreh se reagimi ka ardhur në një momemt ku nervat dhe gjendja emocionale ka qenë e ezauruar, ndonëse edhe vetë ajo nuk ndihet aspak mirë për fjalorin që ka përdorur, ndoëse epitetet e shëmtuara kanë dalë jashtë konteksti. Sipas këngëtares Hadërgjonaj, Arkiva Shqip ka përfituar nga klikimet e saj dhe kanë abuzuar dhe shfrytëzuar emrin e artistes.

Ardian Bujupi i kthehet Capital T: Të hapa derën e shtëpisë, ke fjetur tek unë

Një debat mes dy reperëve të njohur ka nisur së fundmi, pas deklaratave të Capital T se Ardian Bujupi u bë i famshëm prej tij. Ardiani e mohoi këtë fakt dhe ftoi në një debat live reperin në Instagram. Gjatë live-t të tij, Ardian u shpreh se mosmarrëveshjet me Capital T nisën pasi i ofroi reperit të bashkëpunonin për një këngë, por ai kërkoi që ta bënte pjesë të albumit të tij “Skulpture”. Në momentin që Ardian Bujupi refuzoi ofertën e Capital T, reperi nuk pranoi të bashkëpunojë për këngën.

“Asnjë fjalë e tij nuk është e vërtetë. Ta kam hapur derën e shtëpisë, ke fjetur te unë, kam bërë gjithçka. Ja dërgova një këngë paraprakisht që më pëlqeu shumë, më tha: ‘E dua për albumin tim’. Kemi pas mosmarrëveshje. Më tha “jo” nuk e bëjmë hiç. OK, thashë, krejt në rregull”, u shpreh Ardiani.

Stresi ofezë ndaj moderatores Ejnxhell Shkira

Një opinion i moderatores Ejnxhell Shkira në llogarinë e saj në Instagram, për mënyrën e dhunshme të protestave të pak ditëve më parë në Tiranë, për shkak të vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv i policisë u bë shkak që të krijohet një përplasje virtuale mes saj dhe këngëtarit Stresi, i cili ishte një ndër pjesëmarësit në protestë.

Këngëtari  ka shprehur revoltën e tij në rrjetet sociale për personat që i kanë dalë kundër, mes tyre edhe Einxhel Shkirës.

Kjo e fundit në një status në rrjetet sociale shkruante se nuk doli në protestë në respekt të dhimbjes së familjes së 25-vjeçarit. Më tej, Einxhel dënonte dhunën dhe shkatërrimet e kryera nga protestuesit në kryeqytet.

Kaq ka mjaftuar që reperi ta rishpërndajë  në Instastory shkrimin e saj duke iu kthyer me një fjalor banal, siç mund ta shihni në foto. Mandej moderatorja reagoi e ftuar në programin “Ftesë në 5” ku tregoi se deklarata e Stresit për të ka prekur shumë dhe familjen e saj. Ajo u përlot në studio teksa lexoi një mesazh që i kishte dërguar e ëma.

“Shëndeti i mamit tim është më i rëndësishëm se sa unë të ngrihem për kauza. Siç mund të jetë gjynah babai i atij djalit që vdiq, ashtu është gjynah dhe mamaja ime e cila përballet me një trajtim të tillë që i bëhet fëmijës së tij pa i bërë keq askujt”; vijoi Einxhell

Delinda Disha paditet nga Top Channel

Aktorja e ‘Klanifornia’ Delina Disha prej muajsh është në proces gjyqësor me Top Channel, ekran ku edhe nisi karrierën e saj disa vite më parë në programin e humorit ‘Portokalli’. Drejtuesit e Top Channel pretendojnë se aktorja ka shkelur kontratëtn dhe ka kryer shkëputjen nga ky televizion pa mbushur afatin e kontratës. Ky pretendim është hedhur poshtë nga Disha, sipas të cilës ajo është larguar nga Portokalli konfront të gjitha rregullave, madje ajo pretendon se drejtuesit e Top Channel kanë falsifikuar firmën e saj në një kontratë ‘të sajuar’. Aktualisht aktorja vijon procesin gjysqësor me pronaren e Top Channel, Vjollca Hoxha.

 

 

 

 

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF