KreuCelebrity

Pas tre aborteve, blogerja shqiptare sapo u bë nënë e Andrrës!

Andrra është ëndrra e bërë realitet, aq shumë e dëshiruar për prindërit e rinj Marigona dhe Besart.

Blogerja shqiptare ka sjellë në jetë një vajzë të bukur e të shëndetshme, pas tre shtatzënive të ndërprera natyralisht.

Vetëm pak ditë më parë, Nina, siç njihet nga publiku ishte e ftuar në programin “Rudina” ku rrëfeu problemet që ka patur me shtatzënitë e tjera, të cilat fatkeqësisht ndërpriteshin në mënyrë natyrale.

Megjithatë përpos peripecive që çiftit të ri i është dashur të përjetojë, më në fund ngjarja e rëndësishme e jetës së tyre ndodhi dhe nga sot ata janë mami dhe babi i Andrrës!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF