Konkurentja e Love Story pranon ndërhyrjet estetike!

Plot vajza po bëjnë ndërhyrje estetike tani, por nuk janë ende shumë ato që i pranojnë hapur. Konkurentja e Love Story, Flavia, bën pjesë në këtë katëgorinë e fundit. E sigurtë në vetvete, kur u pyet nga “Daily Love Story” se çfarë do të donte të ndryshonte në pamjen e saj, ajo u përgjigj shkurt dhe qartë.

“Çfarë kam dashur, i kam ndryshuar… [Kam bërë] Pak buzën e lartme dhe pak hundën. Ndërsa do të doja të ndryshoja diçka te dhëmbët. Më pëlqejnë shumë kështu siç i kam, i kam pak si kataroshë, por nuk e di pse më pëlqejnë shumë. Por do t’i bëj që t’i kem të gjitha gjërat në rregull”, -u shpreh Flavia. Frika e saj më e madhe, sakaq, sic rrëfeu dhe vetë është vetmia  pasi është njeri që pëlqen të ketë shumë njerëz përreth.

Previous Article