KreuCelebrity

Edi Rama flet për divorcin: “Monstruozitet të shkruhej që e kam akuzuar në gjyq…”

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Blendi Fevziun në “Opinion” u shpreh se është me fat që është bashkëshorti i Linda Ramës. Në vijim, Fevziu e pyet se çfarë nuk ka funksionuar në raportin e tij me gratë.

“Së pari unë e thashë që më parë, që jam me fat që jam burri i Lindës dhe kam Lindën në krah prej 10 vjetësh, gjë që ma ka bërë shumë të largët kohën e mëparshme. Së dyti unë mendoj që në jetën e njerëzve, pjesa personale, private, është shumë individuale, e veçantë për secilin dhe është e vështirë që nga larg ta gjykosh. Nuk është e mundur. Unë nuk kam dashur asnjëherë të jem njeriu që jap mend. Në jetën private, të gjithë janë të lirë të bëjnë atë që mendojnë. Për hir të së vërtetës kam patur thjesht raporte që në një moment të caktuar nuk kanë funksionuar dhe janë ndërprerë në mënyrë civile.” Sa për divorcing e shumëdiskutuar me aktoren Matilda Makoçin, me të cilën ka një djalë, ai e quajti njuë  “dosje të fabrikuar” nga kundërshtarët e tij politikë.”[…]Janë të njëjtët njerëz që për mua fabrikuan një dosje të tërë gjyqi të ndarjes me nënën e Gregut, ku u arrit deri në mostruozitetin që të shkruhej që unë në gjyq paskësha akuzuar nënën e djalit tim se djali im ishte djali i babait tim. Është një dosje e fabrikuar 100% sikundër pastaj edhe është provuar 100%, për shkak se materialet e gjyqit janë aty dhe gjyqi ka qenë vetëm një seancë pajtimi dhe pas asaj seance pajtimi, kanë shkuar avokatët dhe nuk ka patur asnjë problem,” tha ai.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF