Krishtlindje me Kadarenë; si kremtuan çiftet Grabocka- Flloko e Kadare- Helena!

Krishtlindje me Kadarenë; do të ishte një titull ndjellës për një spektakël a dokumentar nën regjinë e Vera Grabockës, ama këtë mëngjes pas Krishtlindje ky do të qe thjesht përshkrimi i një posti në instagramin e Grabockës.

https://www.instagram.com/reel/CJQtB-8AvNA/?igshid=1epr56mqri

Vera, ajo që duket se s’mendon t’i dorëzohet ndonjëherë moshës, e në mos qofshin shkresurinat në gjendje civile, kujt do t’ja merrte mendja se energjikja e regjisë së spektakleve ka lënë dekadën e shtatë të jetës; së bashku me të shoqin Timo Flloko këtë Krishtlindje e kanë kaluar në shoqërinë miqve të vjetër, në shtëpinë e kolosit të letrave Ismail Kadare.

Në bregdetin e Adriatikut, aty ku çifti Ismail e Helena Kadare gjen prehjen e paqen sa herë arratisen nga zhurmnaja e Parisit, urimin për Këshëndella të bardha e bënë këtë vit të vështirë bashkë me të pandashmit Vera e Timo.


Të patëdytë si Kadare e Helena, Timo e Vera rrekem të imagjinoj se ç’rrjedhë do të ketë marrë biseda këtë fund dhjetori mes tyre; çfarë i gëzon e shqetëson këta të miq të mirë e kolosë të artit teksa gjerbin kafenë?! Ndoshta energjikja Grabocka nuk mund të mos ketë cekur projektin e saj të fundit ‘Love Story’ e sigurisht cili nuk do të ishte kureshtar të dinte opinionin e Kadaresë se ç’parabolë, mendim të thellë apo analogji historike mund të bëjë një laurat si ai për një spektakël modern televizioni!



Ndonëse Kadare se fundmi ka vendosur të tërhiqet nga jeta publike, miqtë e njohur Grabocka- Flloku me apo pa pahir e sollën këtë fundjavë figurën e tij shumë pranë nesh, në përditshmërinë e një shkrimtari të madh që jo shpesh rastis të jesh ‘dëshmitar’.

Previous ArticleNext Article