KreuStil Jetese

Ja ku përqendrohet trendi i vitit 2021

Transparente dhe e qëndisur, ose e gjerë si një princeshë e vërtetë. Në vitin 2021, fundet me tyl do të jenë yjet absolutë të gardërobës sonë, jo vetëm në versionin midi: do të veshim edhe modele më të gjata. Dhe, krahas interpretimeve bon ton, sipas tendencave të fundeve 2021, ne do të gjejmë kombinime më të forta, në emër të kontrasteve. Për të pasur një vështrim të hollësishëm se si do të veshim funde tyli në të ardhmen, le të analizojmë pamjet e modës në stilin e rrugës.

Mania e ekzagjerimit

Të gjatë, të plotë, të fryrë. Kombinuar me pallto dhe triko të mëdha. Këpucët perfekte? Të rëndat.

E paprekshme dhe bon ton

Pavarësisht nga risitë, joshja e saj magjike dhe vajzërore mbetet e pandryshuar. Ky është një model i tejdukshëm, i shoqëruar me një xhaketë sportive, këmishë dhe pupa.

Përziej dhe kombino

Nuk mungojnë versionet më të detajuara të fundit tyl, me pala dhe efekte të ylberit për t’u veshur me elemente të kundërta.

Maxi top and light skirt

Ky ansambël ,bazuar në kontrastin e të bardhës dhe të zezës ,thekson dukshëm kontrastin midis ‘të sipërmes dhe të poshtmes’. Një golf esensial, atëherë, është zgjidhja perfekte për të nxjerr në pah një fund delikat.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF