KreuBusull

“U ka shitur 10 fëmijë”; familjarët e motrave të vrara në ‘Astir’ zbardhin ngjarjen e frikshme!

Dita e fundit e vitit 2020 u mbyll me një ngjarje tragjike të ndodhur në zonën e ‘Astirit’ ku dy motra humbën jetën si pasojë e qëllimit me armë zjarri nga shtetasi Përparim Ademi. Më 31 dhjetor, Përparim Ademi vrau në shtëpinë e tyre dy motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani në sy të djalit 14 vjeçar që agresori kishte me Zhanetën.

Situatës së koklavitur sipas së cilët është thënë se Përparimi ka patur marrëdhënie intime me të dyja motrat, madje ka edhe fëmijë me ta, duket se i kanë hedhur dritë vëllai dhe motra tjetër e viktimave. Sipas dëshmisë së tyre në programin “Shqipëria Live” në Top Channel; ngjarja është edhe më tragjike dhe shkon përtej kufijve të imagjinatës.

Sipas motrës së viktimave janë shitur mbi 10 fëmijë të motrave të saj, dhe se Përparimi i ka dërguar në Selanik për prostitucion.

“Motra e madhe e ka njohur në fillim Përparimin. Pas asaj kanë bërë këtë vajzën dhe ai nuk i ka dhënë atësinë. Në fillim mori motrën e madhe, e nxori në rrugë si prostitutë dhe pas një viti ka ardhur e ka marrë motrën time të voglën të babai, ka qenë 15 vjeçe.

Babai im i tha se do të të denoncoj, kur i tha se do të denoncoj i tha se i kam vajzat në Tiranë, janë të sëmura dhe të kërkoj që të vish ti. E ka çuar në mal të Dajtit dhe e ka kërcënuar me thikë.

Nëse ti më denoncon, do të shuaj si familje. E mori motrën e vogël dhe e çoi në Selanik. I linte shtatzënë dhe i detyronte që t’i shisnin. Janë shitur mbi 10 fëmijë.

Dy motrat e mia, ka qenë edhe e shoqja e tij në Greqi. Edhe gruaja e tij ka ngelë shtatzënë dhe e kanë shitur fëmijën. Kjo pasi nuk u dilnin lekët që të mbaronin vilën.

Motrën e madhe e la, pasi nuk bëntë më fëmijë. Kur ngeli motra e madhe shtatzënë në fillim nuk pranoi ta shiste, ai e ka varur me tel në fyt. Ka bërë shumë gjëra, kanë ardhur motrat të nxira. I ka thyer motrës së madhe edhe këmbën, shumë tortura. Neve nuk na ka lënë motra jonë e madhe, nuk na lejohej që të bënim ne denoncim. Ato vetë nuk e bënë asnjëherë hapin”, ka thënë ajo.

Edhe vëllai i Kristinës dhe Zhanetës thotë per Shqiperia Live se dy motrat kanë lindur mbi 10 fëmijë që më pas janë shitur në Greqi.

Sipas Bashkim Metanit, kishte një avokat që ndërmjetësonte shit-blerjen e fëmijëve. Ai thotë se motrat i treguan pak kohë para se të vdisnin. Sipas tij, nuk bëri denoncim sepse motrat insistonin për shkak të frikës.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF