KreuCelebrity

 ”Vëlla jam rëndë”, këngëtari tregon i prekur mesazhin e fundit nga Kujtim Prodani!

 

 Kujtim Prodani nuk arriti ta fitonte betejën me koronavirusin. Ndonëse kantautori i njohur u shfaq disi optimist nga shtrati i spitalit përpara pak ditësh, sëmundja të cilën e quante “flamë e keqe”, e vuri për fund në moshën vetëm 57 vjecare. Mesazhet e ngushëllimit kanë vërshuar nga miqtë, kolegët e admiruesit e artistit të njohur. Ardian Trebicka nuk i mbajti dot lotët kur tregoi tek “Ftesë ne Pesë” mesazhin e fundit që kishte marrë nga Kujtimi.

“Vëlla jam rëndë. Po nisem për në Turqi. Po iki vëlla”, shkruante ai. Prodani, me një aktivitet të pasur artistik, është djali i dy i artistëve të mirënjohur Anita Take dhe Agim Prodani. Ai i pati kushtuar edhe një këngë Covid 19-tës, me titull ‘Ju flet Corona’!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF