KreuCelebrity

Pesë vjet nga humbja e të shoqit Celine Dion nuk e ka harruar dot, poston foton prekëse!

Rene Angelil ishte dashuria e jetës së saj. Edhe pse u përfol se Celine Dion kishte nisur një romancë tjetër me një balerin, ato fjalë duket u fashitën shpejt. Në zemrën e këngëtares, edhe pas 5 vjet pas shuarjes së të shoqit, nuk ka vend për asnjë tjetër.

Celine e kujtoi këtë përvjetor me një foto prekëse, ku shihen duart e saj të bashkuara me ato të babait të fëmijëve të vet.

“Rene kanë kaluar thuajse 5 vite dhe nuk ka një ditë që nuk kemi menduar për ty. Po të kërkojmë më shumë se kurrë të na mbrosh, të na drejtosh dhe të shohësh mbi ne. Dhe lutemi që të ndriçosh me dashurinë tënde kudo në botë, për të gjithë ata që kanë një moment të vështirë dhe po përballen me kohë të vështira. Je në zemrën dhe jetën tonë përgjithmonë. Të duam, Celine, Rene Charles, Nelson dhe Eddy”, ka shkruar Celine. Rene vdiq në 2016-tën më moshën 74 vjeçare për shkak të kancerit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF