KreuCelebrity

“Ke një ton botox”, si i përgjigjet Jennifer Lopez ndjekësve!

“Ke një ton botox”, si i përgjigjet Jennifer Lopez

 

Pamja e Jennifer Lopez në moshën 51 vjecare vazhdon t`i befasojë të gjithë, e madje disa dyshojnë se kjo nuk mund të jetë e gjithë pasojë e geneve të mira, sepse natyra edhe në këtë rast do ta bënte pak punën e vet. Në postimin e saj të fundit, disa ndjekës shkruajnë se Jennifer përdor shumë Botox, ndaj dhe duket kështu. “ Duhet ta them se nëse vetullat dhe bally yt nuk lëvizin, patjetër që keni bërë një ton me Botox. Nuk ka asgjë të keqe. Vetëm duhet ta pranosh, ” ishte njëri nga komentet. Por Jennifer nuk e pranon.

 

 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

“LOL, kjo është thjesht fytyra ime. Për herë të 500 miliontë … Unë kurrë nuk kam bërë botoks ose ndonjë injeksion! Thjesht Merrni disa JLO BEAUTY dhe ndjehuni bukur në lëkurën tuaj!” Vazhdoi Lopez. “Dhe këtu është një sekret tjetër i JLO Beauty: provoni të kaloni kohën tuaj duke qenë më pozitiv, mos e kaloni kohën tuaj duke u përpjekur të ulni të tjerët dhe kjo do t’ju mbajë rinor dhe të bukur gjithashtu !!! Ju dërgoj dashuri, ” ka shkruar ajo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF