KreuCelebrity

Si u rikthye Meghan në super formë? Të gjitha sekretet e dukeshës!!

Meghan Markle është shquar gjithmonë për formën e saj fizike. Edhe pse i mori ca kile gjatë shtatzanisë, Dukesha e Sussex ka arritur t`i heqë mjaft gradualisht, duke iu rikthyer sërish linjave të mëparshme. Cilat janë sekretet e saj? Meghan është e kujdesshme me ushqimin dhe kërkon ekuilibrin në të ngrënë.

Në të kaluarën ajo ndiqte një dietë kryesisht vegane gjatë javës, por ishte gjithnjë e kujdesshme për të inkurajuar fansat e saj të kënaqeshin pak kur ata donin ose kishin nevojë të dilnin herë pas here për të ngrënë dhe jashtë duke e thyer regjimin. Domethënë regjim por herë pas herë bëjani qejfin vetes me ushqimin pa e tepruar kuptohet! Meghan nuk e lë pas dore stërvitjen, por më së shumti praktikon yoga-n.  “Të jesh aktive është meditimi im lëvizës,” thotë ajo. Për ta vënë pak trupin në lëvizje fort, bën vazhdimisht edhe një Kardio 20 minutëshe “tronditëse” sic e quan dhe vetë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF