KreuHoroskop

Horoskopi ditor, e mërkurë 20 janar 2021

Horoskopi ditor, e mërkurë 20 janar 2021

Dashi

Harmonia e brendshme do të jetë në ato nivele që do të bëjë të mundur një gjendje të mirë humori. Vetëbesimi do t’ju ndihmojë në çdo aspekt gjatë kësaj dite. Përdorni anën tuaj romantike për të arritur disa synime që ia keni vënë vetes.

Demi

Është një ditë shumë e mirë gjatë se cilës mund të bëni disa biseda të sinqerta me personat me të cilët ndani përditshmërinë. Nëse doni të tërhiqni vëmendjen e dikujt, mos flisni me nënkuptime, por tregohuni të drejtpërdrejtë. Do ta keni më të lehtë për t’ia arritur qëllimit.

Binjakët

Është një ditë shumë e mirë për të bërë disa biseda të shkurtra dhe për të përfituar siç doni ju ato gjëra që ju interesojnë. Do të qëlloni në shenjë për gjithçka që do t ë shfaqni interes. Shumë mendime tuajat do të përputhen me ato të personave me të cilat do të shoqëroheni.

Gaforrja

Do të gaboni shumë rëndë nëse do të mendoni vetëm për veten tuaj gjatë kësaj dite. Tregoni kujdes dhe dashuri për ata që ju rrinë pranë, pa pritur asnjë gjë si shkëmbim. Njëkohësisht sugjerohet që të qëndroni me persona nga të cilët keni diçka për të mësuar.

Luani

Dita e sotme dhe atmosfera që do të krijohet rreth jush do të jetë shumë e përshtatshme për aktivitet fizik dhe mendor. Nëse kaloni disa orë në ambiente të hapura dhe me ajër do t’ju ndihmojë shumë të freskoni idetë tuaja. Fokusohuni në ato gjëra që ju pëlqejnë më së shumti.

Virgjëresha

Është një ditë shumë e mirë për të kaluar kohë me familjarët dhe të kryeni aktivitete të këndshme. Në qendër të vëmendjes tuaj do të jenë planet për të ardhmen ose lajmet më të fundit që keni marrë. Nuk do të mund të keni kontroll të plotë në lidhje me gjendjen tuaj emocionale.

Peshorja

Nuk këshillohet të harxhoni kohën duke menduar për veshje ekstravagante dhe të shtrenjta, pasi duhet të mendoni se çdo gjë e ka një limit dhe ka gjëra më të rëndësishme se sa pamja e jashtme. Ju nuk karakterizoheni nga egoizmi, ndaj mos u tregoni të tillë sot. Përqëndrohuni në gjërat dhe personat që kanë më shumë rëndësi për ju. Do të keni mbështetjen e personit të zemrës.

Akrepi

Vijoni me progresin që keni nisur para pak kohësh, duke u kujdesur deri në detaje për çdo gjë. Kaloni kohë në shoqërinë e personave,të cilat kanë mundësi të zgjerojnë horizontet tuaja. Është një ditë e qetë dhe pas shumë probleme.

Shigjetari

Do ta keni shumë të thjeshtë të gjeni se çfarë ju frymëson dhe se cilat janë gjërat e bukura që ju bëjnë të ndiheni mirë gjatë kësaj dite. Nëse doni të bindni dikë për diçka, mos humbni kohë por bëjeni gjatë kësaj dite pasi do të keni të gjitha mundësitë për ta realizuar. Të nesërmen gjithçka mund të ndryshojë.

Bricjapi

Sot është një ditë shumë e mirë për tu qetësuar dhe për të biseduar me personat që ju bëjnë të ndiheni mirë. Yjet këshillojnë të mendoheni dy herë përpara se të veproni apo të aplikoni një ide që keni në kokë. Tregohuni të sinqertë dhe mos mbani karta nën mëngë.

Ujori

Interesat tuaja më të mëdha gjatë kësaj dite do të jenë në fushën e komunikimit dhe shkëmbimeve. Lojërat dhe tërheqjet tuaja intelektuale, aktivitetet sociale dhe marrëdhëniet që do të vendosni me disa persona, do të përforcojnë edhe më shumë pozitat tuaja në shoqëri. Sot do të arrini të viheni në qendër të vëmendjes.

Peshqit

Disa plane që keni bërë më parë si dhe disa mundësi tunduese që do t’ju ofrohen do të shndërrohen në burim energjie për ju. Nëse gjeni diçka apo dikë që është i favorshëm në bisedat tuaja dhe përputhet me interesat që ju keni për çështje të caktuara, mbajeni me kujdes. Ajo që ju tërheq sot mund të vijojë të nxisë interesin tuaj edhe nesër.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF